Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Xhafer Tahiri nga Davosi: Bashkëpunimi global në interes të Kosovës dhe rajonit

 
   

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, po qëndron në World Economic Forum në Davos, ku po ndjek nga afër debatet globale mbi ekonominë, energjinë, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Tahiri ka bërë të ditur se pjesëmarrja e tij në këtë forum ka për qëllim njohjen me ndryshimet dhe trendet që po ndodhin në nivel global, si dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit që janë në interes të Kosovës dhe rajonit.

Forumi Ekonomik Botëror në Davos konsiderohet një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare, ku liderë politikë, ekonomikë dhe përfaqësues të institucioneve globale diskutojnë sfidat dhe drejtimet e së ardhmes globale.