Janë bërë të ditur emrat e dy të rinjve të plagosur me mjet prerës në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Burime bëjnë me dije se të dëmtuarit janë Enis Preza, 19 vjeç, dhe E. Shullani, 17 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Sipas të dhënave paraprake, dy të rinjtë janë plagosur me thikë gjatë një konflikti të çastit në lagjen “Qemal Stafa”.
Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.
