Aktuale

Zbardhet atentati ku mbeti i plagosur 39-vjeçari turk, dy personat e kishin lënë për t’u sqaruar! Si sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të mbrëmjes të së hënës ku mbeti i plagosur shtetasi turk Halil Uçar, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

Ky i fundit pritet paraditen e sotme të merret në pyetje nga grupi hetimor për të kuptuar sherrin që ai kishte me autorin ose persona të tjerë.

Dyshohet se mes tyre ka patur dhe një sherr para pak ditësh dhe mbrëmjen e së hënës në lokal e kishin lënë për t’u sqaruar. I plagosuri është qëlluar me një plumb në shpatull ku mbeti i plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Autori, shtetas turk gjithashtu, ka tentuar disa herë të qëllonte ndaj shënjestrës, por vetëm një plumb është shkrepur, pasi i është bllokuar pistoleta.

Të Ngjashme