Aktuale

Zbardhet DINAMIKA e aksidentit fatal të 7-vjeçarit: I mituri po LYPTE në rrugë, Shukulli i jep lekë dhe e përplas me makinë, pas pak 42-vjeçarja e shtyp për vdekje

Është zbardhur ditën e sotme dinamika e aksidentit fatal që i mori jetën ditën e djeshme një 7-vjeçari.

Burime nga grupi hetimor për gazetarin Sokol Dema bëjnë me dije se i mituri, në momentin e ngjarjes, ka qenë duke lypur. Ai i ka dalë përpara makinës së Tomorr Shukullit për t’i kërkuar para. Pamjet filmike tregojnë se ky i fundit i jep paratë të cilat i bien në tokë të miturit, e ai ulet t’i mbledhë. Sapo ai ulet duke mbledhur monedhat, në atë çast hapet semafori jeshil për makinat. Shukulli, ndonëse në dëshminë e tij ka mohuar përplasjen e të miturit, është regjistruar duke e përplasur me makinë 7-vjeçarin.

Mirëpo, goditja për vdekje e 7-vjeçarit është dhënë nga një automjet i dytë i cili drejtohej nga një 42-vjeçare.

Në momentin e përplasjes së dytë të të miturit janë dëgjuar të bërtiturat e njerëzve, ndërsa Shukulli zbret nga makina e tij dhe merr vogëlushin për ta transportuar të Trauma që të merrte ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë shoferja që përplasi për vdekje 7-vjeçarin është zhdukur nga vendgjarja.

Përplasja e të miturit nga dy makina të ndryshme u zbulua që ditën e djeshme nga pamjet e siguruara nga kamerat e zonës. Por të tjera pamje filmike të kapura nga një tjetër kamer kanë zbuluar dinamikën e plotë të ngjarjes.

Të Ngjashme