Lajme

Zbulimi i varrit masiv në Kosovë, reagon Ministria e Jashtme: Kujtesë se plagët e luftës janë ende të hapura

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar përmes një postimi në “X” lidhur me zbulimin e një varri masiv në Kosovë. Ministria e Jashtme në reagim thekson se kjo është një kujtesë e dhimbshme se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura.

Më tej në reagim, ministria thekson se Shqipëria qëndron përkrah Kosovës në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, për vendosjen e drejtësisë dhe për ruajtjen e së vërtetës historike.

“Zbulimi i një tjetër varri masiv në Kalludër të Kosovës është një kujtesë e dhimbshme se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura. Çdo gjetje e tillë nuk është vetëm një hap drejt identifikimit të viktimave, por edhe një dëshmi që flet vetë. Eshtrat e zbuluara janë një kujtesë e fortë e krimeve të kryera dhe e nevojës që e vërteta dhe përgjegjësia të pranohen e drejtësia të vihet në vend.

Për familjet që prej më shumë se dy dekadash presin të mësojnë fatin e të dashurve të tyre, çdo identifikim është një hap drejt dinjitetit, së vërtetës dhe drejtësisë. Shqipëria qëndron përkrah Kosovës në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, për vendosjen e drejtësisë dhe për ruajtjen e së vërtetës historike. Pa të vërtetën nuk mund të ketë pajtim të qëndrueshëm”, thuhet në reagim.

Zbulimi i një tjetër varri masiv në Kalludër të Kosovës është një kujtesë e dhimbshme se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura.

Çdo gjetje e tillë nuk është vetëm një hap drejt identifikimit të viktimave, por edhe një dëshmi që flet vetë. Eshtrat e zbuluara janë një…

— Albanian MEFA 🇦🇱 (@AlbanianDiplo) July 31, 2026

Të Ngjashme