Aktuale

Zbulohet numri i shqiptarëve rezidentë në Iran, diplomatët: S’kanë kërkuar ndihmë të largohen

Në ditën e gjashtë të konfliktit mes SHBA, Izrael dhe Iranit sa vjen e shtohet shqetësimi për shtetasit e huaj në republikën islamike e vënë nën sulme

I njëjti shqetësim është prezent për shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Iran.

Burime diplomatike të kontaktuara nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, për herë të parë kanë treguar numrin e shqiptarëve të cilët aktualisht ndodhen brenda territorit të Iranit.

Nga të dhënat e deritanishme janë identifikuar gjashtë shqiptarë rezidentë në Iran. Dy prej të cilave gra të martuar me shtetas iranian.

Që të gjithë treguan të njëjtat burime nuk kanë kontaktuar deri më tani me autoritet shqiptare për ndihmë për tu larguar, e më konkretisht me Ambasadën tonë në Ankara, kujdestare edhe për Iranin pas ndërprerjes të marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me këtë vend në Shtator 2022.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, të mërkurën këshilloi të gjithë shtetasit shqiptarë që aktualisht janë rezidentë apo vizitorë në Iran dhe planifikojnë të udhëtojnë nga Irani drejt Shqipërisë përmes Turqisë nëpërmjet pikave kufitare tokësore (Iran-Turqi), që të vendosen menjëherë në komunikim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara.

Top Channel ka mësuar se disa ditë pas sulmit të SHBA ndaj Iranit në Qershor 2025 autoritet shqiptare u përfshinë në një operacion riatdhesimi të një familje shqiptare nga Irani.

Bëhet fjalë për familjen e një shqiptari i punësuar në seksionin e gjuhës shqipe në radion e Iranit, që jetonte në Iran prej vitit 1995.

Ai, me bashkëshorten, dhe tre fëmijë udhëtuan nga Irani drejt Turqisë për të mbërritur më pas në Shqipëri.

Të Ngjashme