Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Zbuloni tre shenjat e Horoskopit më me fat për fundjavën

Mërkuri mund të lëvizë në mënyrë retrograde në shenjën e Bricjapit nga data 13 dhjetor, por kjo nuk do të thotë se gjithçka do të jetë e vështirë për të gjithë.

Në fund të fundit, kursi retrograd i një planeti na jep mundësinë të kthehemi nga brenda dhe të rishqyrtojmë vlerat tona.

Ata që ndjekin këtë model dhe nuk përqendrohen te negativiteti i ditëve do të korrin më shumë përfitime deri në fillim të janarit, kur Mërkuri të kthehet në rrugën e duhur.

Tre do të jenë shenjat më me fat gjatë fundjavës.

Dashi

Mbani kokën lart dhe gjeni sërish energjinë tuaj. Puna dhe inteligjenca juaj janë të theksuara këto ditë dhe ata që përpiqen t’ju thonë se nuk jeni të denjë ose nuk mund të jeni, do të kenë një surprizë të madhe. Besoni vetes dhe mendimit tuaj dhe nëse besoni fort në diçka, mos lejoni askënd t’ju thotë të kundërtën.

Demi

Në fundjavë ju presin momente të këndshme dhe argëtuese. Forcat kozmike punojnë për t’ju sjellë atë që dëshironi thellë brenda. Tregoni mirënjohjen tuaj dhe shijoni momentet e bukura me të dashurit tuaj.

Peshqit

Surprizat dhe argëtimi në plan të parë. Kini besim dhe mos u dekurajoni nga ndonjë pengesë e vogël që mund t’ju dalë. Vazhdoni me rutinën tuaj dhe mbani mend se intuita juaj do t’ju çojë atje ku dëshironi të shkoni. Fundjava është një kanavacë e bardhë mbi të cilën mund të bësh pikturën më të bukur, ti je shenja që ke më shumë ëndrra, ndaj bëji ato realitet./vizionplus.tv