Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka thënë gazetarëve pas bisedës me presidentin amerikan, Donald Trump në Florida se Uashingtoni do t’i ofrojë Kievit “garanci të forta sigurie”, por ato nuk janë të përhershme.
“Në dokumente, është për 15 vjet, me mundësinë e zgjatjes së këtyre garancive të sigurisë. E ngrita këtë çështje me presidentin, i thashë se kemi një luftë që po zhvillohet dhe ka ndodhur për gati 15 vjet, kështu që doja që garancitë të ishin më të gjata”, tha Zelensky, citon Al Jazeera,
Ai dukej se po numëronte nga viti 2014 , kur Rusia aneksoi Krimenë dhe rebelët e mbështetur nga Rusia, me ndihmën e luftëtarëve rusë, pushtuan pjesën më të madhe të rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut.
“I thashë se ne me të vërtetë donim të shqyrtonim mundësinë e 30, 40, 50 viteve, dhe ky do të ishte një vendim historik nga Presidenti Trump. Presidenti tha se do të mendonte për këtë.”
Ai tha se Ukraina pret që raundi i ardhshëm i bisedimeve me SHBA-në të zhvillohet në Kiev në janar.
I pyetur në lidhje me heqjen e mundshme të ligjit ushtarak në Ukrainë, ai tha se ai mund të hiqet vetëm pas “shfaqjes së garancive reale të sigurisë”, duke përfshirë edhe vendosjen e trupave të huaja.

