Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Zelensky i Ballkanit”, Kamberi i reagon Arifit: Asnjë shqiptar i Luginës nuk pajtohet me qasjen e tij ndaj Kurtit

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi për CNN ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përpiqet të jetë Zelensky i Ballkanit.

“Ai përdor argumentin e shtetit ligjor në mënyrë retorike dhe populiste. Ai dëshiron të jetë Zelensky i shqiptarëve”, u shpreh Arifi derisa shton se mënyra më e mirë që të përmirësohet situata është që Kurti të bëjë atë që kërkojnë aleatët perëndimorë: të punojë për të krijuar një “Asociacion të Komunave me shumicë Serbe” në veri të Kosovës.

Lidhur me këtë qasje të Arifit ndaj Kurtit ka reaguar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. Ai thotë se me këtë qasje që të të parit të Preshevës kundrejt Kosovës asnjë shqiptar i Luginës së Preshevës nuk pajtohet.

“Kritikat e e paargumentuara të të parit të Preshevës harrojnë apo mohojnë faktin se ishte autokrati Vuçiq ai i cili pas takimit të Ohrit deklaroi se “nuk ka nënshkruar se i dhemb dora e djathtë” dhe se kjo do të zgjasë për “katër vitet e ardhshme”. Ai shkon aq larg saqë akuzon kryeministrin e Republikës së Kosovës se nuk po e krijon “asociacionin e komunave me shumicë serbe” pa kërkuar as dhe një kusht të vetëm për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me dekada është diskriminuar nga Beogradi.

Është e dhimbshme aq sa edhe e dëmshme që në artikullin më pozitiv të mundshëm për Kosovën, në një prej mediumeve më të mëdha botërore, komenti më negativ për Kryeministrin e Kosovës vjen nga një shqiptar i Luginës së Preshevës. Me këtë qasje të të parit të Preshevës kundrejt Kosovës jam i bindur që asnjë shqiptar i Luginës së Preshevës nuk pajtohet”, thotë Kamberi.