Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zemaj e përshëndet vendosjen e ushtarëve turq në Kosovë

 
   

Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës në marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, sot në Misionin e Përhershëm të Turqisë në NATO u takua me ambasadorin Zeki Levent Gümrükçü si dhe Përfaqësuesin Ushtarak në Komitetin Ushtarak të NATO-s, Gjenerallejtënant Göksel Kahya.

Zemaj thotë se e përshëndeti vendosjen e Batalionit Rezervë Operacional Turk në Kosovë për të përforcuar Misionin e KFOR-it.

Ai njekohësisht e falënderoi Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.

“Republika e Kosovës është e vendosur në rrugëtimin e saj euroatlantik dhe përjetësisht mirënjohëse ndaj të gjithë Aleatëve dhe Partnerëve në NATO si dhe Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, për punën e madhe dhe kontributin e jashtëzakonshëm për rreth 25 vite në vendin tonë!”, shkruan ai.