Sot Zv Drejtori i Doganës ka realizuar një vizitë zyrtare në pikën kufitare Bllacë.
Gjatë vizitës, ai u njoh nga afër me organizimin e punës dhe dinamikën e përditshme në këtë pikë kufitare, e cila ka një rëndësi të veçantë për lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e mallrave.
Sipas të dhënave të vitit 2025,pika kufitare Bllacë ka regjistruar rreth 32,000 kamionë të ngarkuar dhe 25,000 kamionë të zbrazët
Kjo duke treguar intensitetin e lartë të trafikutdhe rëndësinë e efikasitetit në punën e përditshme të stafit
Zëvendësdrejtori nënvizoi se këto vizita nuk janë vetëm pjesë e detyrës institucionale, por edhe mundësi për të dëgjuardrejtpërdrejt zërin e atyre që punojnë në terren dhe për tësiguruar shërbime më cilësore dhe respektim të plotë të ligjit.
