Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zgjatet orari i shërbimeve në Qendra për Pajisje me Dokumente gjatë festave

 
   

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se do të zgjasë orarin e shërbimeve deri në ora 18:00 në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente. Orari i zgjatur do të vlejë nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026.

Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune, me shërbime sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Vendimi është marrë për të lehtësuar qasjen e qytetarëve dhe bashkatdhetarëve në shërbime, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit”, thuhet në njoftim.

Agjencia ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve ligjore.