Opinionisti Ilir Deda foli në lidhje me zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se ka ndodhur një tërmet politik.
Ai tha se këtu përfundon një epokë politike në Kosovë.
“Tërmet politik, kjo është çka ka ndodhur njëmend dhe i cili e përfundon një epokë politike në Kosovë. Asgjë nuk është më e njëjtë sa i përket politikës së Kosovës, partive politike dhe skenës politike në vend”.
“Kaosi në të cilin e gjuan opozitën rezultati zgjedhor i 28 dhjetorit, nuk rikuperohet me lojëra të brendshme politike e me filozofi ekzistuese për mbijetesë të individëve të cilët janë në politikë”.

