Lajme

“Zgjedhjet e fundit ishin goditje për LDK-në”, Avdullah Hoti flet për rezultatet e 28 dhjetorit

 
   

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deklaroi se mbështetja për LDK-në nga diaspora “është dukshëm më e vogël sesa e subjektit fitues në zgjedhje”.

Hoti tha se zgjedhjet e fundit ishin “goditje për LDK-në”.

Unë besoj ne duhet t’i kthehemi vetës se si të rrisim mbështetjen e vërtetë tek diaspora. Ne edhe nëpër komuna nëpër Kosovë nuk kemi pas rezultat të mirë”, tha Hoti në një emision.

Duke shtuar se “diaspora nuk e ka shkaktuar këtë rezultat”.

“Ne duhet ta pyesim veten pse nuk arrijmë të rrisim besimin tek qytetarët…”, u shpreh Hoti.

Duhet për të parë nga e ardhmja”, tha Hoti.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme