Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, edhe ish-krerët e UÇK-së votojnë nga Haga

 
   

Sot ka përfunduar votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, ndërsa nesër qytetarët do të shkojnë në kutitë e votimit në vend.

Edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-krerët e vendit kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, pavarësisht se ndodhen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, konfirmoi se votimi i tyre ka përfunduar gjatë kësaj jave.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë javës, shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, ka bërë të ditur Elezi.