Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zgjedhjet lokale më 12 tetor, Haliti: Është datë optimale, LDK është mëse e përgatitur

 
   

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti  ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor të këtij viti.

Ai është shprehur se kjo është një datë optimale për mbajtjen e zgjedhjeve dhe tha se ka qenë edhe propozim i partive politike.

“Është datë optimale edhe e pritur mund të themi. Është njëkohësisht edhe propozim i partive politike, edhe i LDK-së që data 5, 12 apo data 19”.

Data 12 mendoj se është datë optimale, koha më e mirë për zgjedhjet lokale, në përfundim të vitit. Me një kohë kur temperaturat janë normale, për shkak se zgjedhjet qendrore që u mbajtën, vërtetë u mbajtën në temperatura dhe në kohë jonormale, afati dhe mënyra ishte e tillë, por megjithatë zgjedhjet lokale mendoj që në tetor, më 12 tetor është më së miri të mbahen”, tha ai.

Në lidhje me këto zgjedhje, Haliti tha se LDK-ja është mëse e përgatitur.

LDK-ja është partia e cila ka fituar më së shumti komuna dhe numër të asamblistëve, përfaqësues në Asambletë Komunale, gjithmonë ka qenë e përgatitur për zgjedhje lokale dhe tanimë është mëse e përgatitur për shkak të rezultateve dhe sukseseve që i ka në administrimin dhe udhëheqjen nëpër komunat që i udhëheq”, u shpreh tutje ai.