Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zgjedhjet lokale, sot mbyllet afati për njoftimin e koalicioneve politike

 
   

Gjatë ditës së sotme përfundon afati për partitë politike që dëshirojnë të njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me formimin e koalicioneve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Deri tani, sipas KQZ-së, vetëm dy parti politike kanë dorëzuar njoftim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes një koalicioni.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, konfirmoi për median se partitë që janë deklaruar për koalicione janë Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, të cilat do të garojnë së bashku nën emrin “Koalicija Vakat”.

Sipas rregullave të KQZ-së, sot është gjithashtu afati i fundit edhe për partitë politike që dëshirojnë të njoftojnë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e tetorit.

Procesi zgjedhor pritet të hyjë në fazën tjetër të përgatitjeve pas përmbylljes së këtij afati, ku ndër të tjera do të pasojë certifikimi i subjekteve politike, përfshirë partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur që synojnë të garojnë në zgjedhjet lokale.