Lajme

Zhduket një 14-vjeçare në Rahovec, familja nuk di gjë për të që nga nëntori

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur, nga Rahoveci.

14-vjeçarja Alisiana Shala është zhdukur që nga nëntori i 2025-tës dhe familja nuk ka informatë se ku gjendet.

“Që nga dita e raportimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka ndërmarrë veprime intensive, operative dhe hetimore për gjetjen e saj, mirëpo deri më tani nuk është arritur të lokalizohet.

Me qëllim që sa më shpejt të lokalizohet, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave.

Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Alisiana Bekim Shala (personi në fotografi), ju lutemi të lajmëroheni menjëherë në numrin e telefonit 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor” thuhet në njoftimin e policisë.

Të Ngjashme