Aktuale

Zhdukja e Ervis Martinaj, ministri Lamallari refuzon të komentojë çështjen

Ministri i Brendshëm Besford Lamallari, është pyetur sot nga gazetarët ndërkohë ë mbante një konferencë mbi procesin e integrimit të vendit, në lidhje me mos zbardhjen e zhdukjes së Ervis Martinajt.

Ministri ka preferuar të mos japë asnjë informacion, ndërsa tha se informacionet i disponojnë oficeri i policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes.

“Kërkesa juaj për koment nga ana ime nuk mund të adresohet sepse do të kërkonte përfshirjen e një titullari politik në çështje operacionale.

Vlerësimin mbi nivelin e hetimeve të bëra nga policia e shtetit e bën vetëm prokurori i çështjes. Këto informacione i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe hierarkia e tyre dhe porositë e deleguara nga prokurori i çështjes që bëjnë vlerësimin e nivelit të hetimit. Kështu që nuk mund të ketë asnjë koment nga ana ime aq më tepër për afate, sepse afatet përcaktohen nga kompleksiteti i çështjes”, tha Lamallari.

Kujtojmë se pak ditë më parë babai i Ervis Martinaj ka lëshuar akuza në drejtim të institucioneve të drejtësisë sa i takon fatit të djalit të tij.

Të Ngjashme