Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zjarr afër tunelit të Stankovecit, ndërpritet qarkullimi në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pala maqedonase ka njoftuar se Policia e RMV-së e kanë ndalur qarkullimin e veturave dhe janë duke i orientuar drejtuesit e veturave që të gjejnë rrugë alternative për të kaluar në drejtimin Bllacë – Shkup apo anasjelltas.

Njoftim me rëndësi:
Sot, më datë, 07.07.2025 rreth orës 16:00 nga pala e RMV-së jemi njoftuar se në Maqedoninë e Veriut është ndezur zjarr afër tunelit– Stankovec, në RMV dhe Policia e RMV-së e kanë ndalur qarkullimin e veturave dhe janë duke i orientuar drejtuesit e veturave që të gjejnë rrugë alternative për të kaluar në drejtimin Bllacë – Shkup apo anasjelltas. Për këtë arsyeje nuk ka qarkullim në hyrje të PKK Hani i Elezit.

Në ora 16:20 pala e RMV-së e ka bllokuar edhe hyrjen në RMV për të gjitha automjetet për arsyeje të zjarrit, i cili është për rreth magjistrales Tunel – Stankovec.

Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë.