Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zjarr i madh në Fushë Kosovë, merr flakë objekti i IPKO-s

Një zjarr i madh ka përfshirë objektin e kompanisë telefonike ‘Ipko’ në Zonën Industriale të Prishtinës gjatë mbrëmjes së së enjtes.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por sipas dëshmitarëve, flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Deri me tani nuk ka raportime me të lënduar.

Policia dhe njësitet hetimore janë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit.

Paparaci ka siguruar pamje ekskluzive, ndërsa ka tentuar të marrë informata shtesë nga organet e rendit, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pranuar akoma përgjigje.