Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zjarret në Shqipëri: Dy vatra aktive në qarqet Vlorë dhe Kukës, po ndërhyet nga ajri

Shqipëria është duke u përballur me disa vatra aktive zjarri.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 12:00 janë raportuar 7 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar 5 vatra zjarri, ndërsa janë aktive 2 vatra zjarri.

“U bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në: Në lagjen “Mulliri i Artë”, bashkia Delvinë, në fshatin Alarup, njësia administrative Çërravë, bashkia Pogradec, në rrugën e Elbasanit, njësia administrative Nr. 2, bashkia Tiranë, në fshatin Rilë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë, në fshatin Malaj, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, aktualisht bëhet e ditur se janë aktive vatrat në qarkun e Vlorës dhe atë të Kukësit.

“Qarku Vlorë-Në fshatin Llaman, bashkia Himarë, vatra e zjarrit është ende aktive, janë duke operuar: 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Himarë, 40 efektivë FA nga DRM Gjirokastër me 4 automjete transporti dhe ⁠1 helikopter i FA. Në mbështetje nga bashkia Himarë në terren janë edhe 30 forca nga Shërbimi Pyjor, nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Himarë, nga njësitë administrative Himarë, Horë – Vranisht dhe Lukovë.

Qarku Kukës-Në fshatin Kolsh, njësia administrative Mamëz, bashkia Kukës, po punohet për fikjen e zjarrit të rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, ku situata është drejt përmirësimit”, theksohet në njoftim./TopChannel