Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zjarri përfshin pyllin në Duhël të Suharekës

Pak më parë zjarri ka kapluar pyllin në hyrje të fshatit Duhël të Suharekës.

Gjatë kësaj kohe nuk është parë ndonjë ekip zjarrfikësish në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se ata tashmë kanë pranuar raportimin për zjarr dhe se i kanë kontaktuar zjarrfikësit.