Më 3 shtator 2023, në Hagë Thaçi dhe Kuçi diskutuan për tre dëshmitarë, pretendoi Prokuroria.
Dy nga ta ishin ish-pjesëtarë të UÇK-së, përfshirë Zyrapin dhe i treti ishte një person që do të dëshmonte për keqtrajtimin e pretenduar nga UÇK, tha ZPS.
Thaçi, tha ZPS, udhëzoi se si duhej të dëshmonin.
ZPS tha se ka prova që mbështesin të gjitha pikat e aktakuzës.
“Nuk janë vetëm këto pesë vizita. Ai përdori edhe vizita të tjera për të nxjerrë informacione konfidenciale dhe për të ndërhyrë në dëshmitarë. Motivi: që dëshmitarët të ndryshonin dëshmitë ose të dëshmonin në një mënyrë që ta ndihmonin çështjen e Thaçit”, tha ZPS.
