
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë i ka dërguar një letër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë, ku ka theksuar rëndësinë e pavarësisë së autoritetit rregullator dhe procesit të vendimmarrjes për tarifat e energjisë elektrike.
Në reagimin e Sekretariatit, lidhur me paralajmërimet e ZRRE-së për një rritje prej 15% të tarifave të rrymës dhe për nisjen e procesit të liberalizimit të tregut të energjisë, theksohet se institucionet shtetërore duhet të sigurojnë që vendimet të mbeten të bazuara në prova dhe pa ndikime të padrejta.
”Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, me seli në Vjenë, ka shprehur mbështetjen e tij për veprimet e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në kete proces tarifor.
Në një letër zyrtare te derguar sot, Sekretariati ka theksuar rëndësinë e transparencës dhe pavarësisë në vendimmarrjen rregullatore, si elemente kyçe për një treg energjetik të drejtë dhe të qëndrueshëm” thuhet në njoftim.