Gjatë periudhës njëjavore të punës, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, mbrojtësit e viktimave në nivel të Kosovës ka trajtuar gjithsej 50 raste të reja të paraqitura.
Sipas të dhënave zyrtare, pjesa më e madhe e rasteve të raportuara lidhen me dhunën në familje, me gjithsej 46 raste. Po ashtu, janë trajtuar edhe një rast i kanosjes si dhe një rast për krime lufte.
Gjatë kësaj periudhe, mbrojtësit e viktimave kanë parashtruar në gjykata 8 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje, ndërsa janë dorëzuar edhe 10 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente dhe një kërkesë për Urdhër Mbrojtjeje të Përkohshëm Emergjente. Po ashtu, është paraqitur një kërkesë për ndërprerje të Urdhrit të Mbrojtjes.
Në kuadër të procedurave ligjore, janë miratuar 6 aktvendime, janë mbajtur 73 seanca gjyqësore dhe 21 seanca në prokurori. Gjatë kësaj jave janë dhënë gjithsej 65 këshilla juridike, janë shqiptuar 5 aktgjykime dënuese, janë realizuar 2 përfaqësime të rasteve në polici, si dhe 7 referime të rasteve në Qendrat për Punë Sociale.
