Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 58 raste brenda javës

 
   

Gjatë periudhës 1 deri 8 gusht 2025, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMDNV), që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ka trajtuar gjithsej 58 raste të reja në tërë territorin e Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare, nga këto 54 raste kanë të bëjnë me dhunë në familje,1 me dhunim, 1 rast me sulm seksual, 1 rast me bashkëjetesë nën moshën 16 vjeç, dhe 1 rast me keqtrajtim ose braktisje të fëmijës.

Po ashtu, ZMDNV ka ndërmarrë veprime konkrete në mbrojtje të viktimave, duke parashtruar 11 kërkesa për urdhër mbrojtje dhe 13 kërkesa për urdhër mbrojtje emergjente, ka pranuar 24 aktvendime të aprovuara dhe 2 aktvendime të refuzuara, ka marrë pjesë në 21 seanca gjyqësore dhe 13 seanca në prokurori, ka dhënë 70 këshilla juridike dhe 12 aktgjykime dënuese janë regjistruar përmes kësaj zyre, ka ndërmjetësuar 1 kërkesë për kompensim nga fondi për viktima, përfaqësuar rastet në 2 raste në polici, 3 raste në Qendrat për Punë Sociale (QPS), dhe ka bërë 2 referime në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF).

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave mbetet e përkushtuar për të ofruar ndihmë profesionale dhe përfaqësim ligjor për viktimat e krimeve