Ernest Muçi është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho për sfidat e muajit mars.
Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga klubi i tij, Trabzonspori, përmes rrjeteve sociale, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit pritet të publikojë së shpejti listën e plotë zyrtare.
Ky zhvillim shënon një rikthim të rëndësishëm për sulmuesin, i cili ka treguar formë shumë të mirë me skuadrën turke.
Gjatë vitit 2025, hapësirat për të në Kombëtare kanë qenë të kufizuara, duke regjistruar vetëm pak minuta aktivizim, por performancat e fundit duket se kanë bindur stafin teknik.
Mbetet për t’u parë se çfarë roli do t’i besohet Muçit në ndeshjet vendimtare të “play-off”-it.
Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë në transfertë, në një sfidë gjysmëfinale të fazës “play-off” për Botërorin. Takimi do të luhet më 26 mars, duke nisur nga ora 20:45./Top Channel
View this post on Instagram
