Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zyrtari i lartë amerikan pas vendimit për strehim të emigrantëve: Faleminderit Kosovë

 
   

Brendan Hanrahan, zyrtari i Lartë i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka shprehur mirënjohjen ndaj Kosovës për pranimin e emigrantëve.

Ai ka shpërndarë një postim në X, duke e falënderuar Kosovën për këtë veprim.

Siç lajmëroi Ambasada e ShBA-ve, Kosova bëhet shteti i parë në Evropë që do strehoj personat e dëbuar.

 Image
 Postimi ne X 
 

50 persona të dëbuar nga ShBA-ja pritet të strehohen në Kosovë. Kështu mori vendim gjatë kësaj jave Qeveria në detyrë e Kosovës.