Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zytrari i LDK-së i bën thirrje Abdixhikut të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kurti

 
   

Pas ftesës së Albin Kurtit, dhe refuzimit të LDK-së, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Valon Murtezaj, ka kërkuar nga udhëheqja e partisë së tij që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për takim nga kryeministri Albin Kurti.

Ai thekson se pjesëmarrja në tryeza diskutimi, sidomos në kohë krizash institucionale, është vlerë demokratike dhe shprehje e lidershipit.

Sipas tij, dialogu ndërpartiak është esencial për shmangien e përshkallëzimit të krizës politike në vend.

Postim i plotë:

Si një anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i bëj thirrje udhëheqjes së LDK-së t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për takim nesër.

Në politikë, dhe në situata krize, kur Republika e Kosovës nuk ka Kuvend aktiv, dhe as Qeveri aktive, pjesëmarrja në tryezë diskutimi, pa hyrë në asnjë lloj paragjykimi, është vlerë demokratike dhe lidership.

Kosova është shtet i ri dhe është esenciale që dialogu mes palëve të ndryshme, të shmang thellimet e krizave.

Pjesëmarrja në tavolina diskutimi nuk është dobësi, përkundrazi, promovon vlerat demokratike dhe ndihmon në ndërtimin e një konsensusi për çështje komplekse dhe të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj.