Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

22 vjeçarja kërkon shpirtin binjak, Meri Gjini i tregon ku e ka planetin e fatit

Në rubrikën “Pyetje për Meri Gjinin” në emisionin 7pa5, astrologia është pyetur nga një 22 vjeçare e cila do të dij për shpirtin e saj binajk.

Pyetja: Kam lindur më 3 shtator të vitit 2002, dua të di për shpirtin binjak.

>Horoskopi për muajin shkurt! Meri Gjini në “7pa5”: Nga dashuria te puna, shenja që has probleme me financat

Meri Gjini: Vajza do të duhet të merret seriozisht me çështjet praktike. Ka një hyrje të planetit të fatit deri në maj të vitit që vjen. 2025 do jetë një vit shumë serioz për vajzën në aspektin shpirtëror. Nëse vendos prioritet punën këtë vit do jesh e plotësuar në të gjitha drejtimet.

Astrologia ka qetësuar edhe një 36-vjeçare e cila tha se 4 vitet e fundit nuk kanë qenë aspak të mira për të.

“Çështje që i përkasins shpirtit futen në një periudhë shumë të mirë në prill. Deri në 2025 ka zgjidhje shumë pozitive.
Çfarë ishte e vështirë po kalon, nga 20 prilli deri në 2025 ka gjëra të rëndësishme që do marrin një formë shumë të mirë, që nuk do i humbasë më”, i ka thene Meri Gjini./vizionplus.tv