Djali i dëshmorit i cili tentoi t’ia ndalojë hyrjen e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama në varrezat e dëshmorëve, ka treguar arsyen pse e ka bërë këtë veprim.
Ai tha se kjo ka të bëjë me refuzimin e ndarjes së një lokacioni që ai ka bërë kërkesë për hapjen e një biznesi.
“Arsyeja ka qenë se unë përmes shoqatave të dala nga lufta kam aplikuar për një lokacion në Parkun e Dragodonatit, për me bë një kioskë për familje dhe sa u kanë AKR në pushtet me kanë premtu me kanë quar në komunë edhe ma kanë urua. Kur ka ardhur LDK në pushtet dhe ma kanë lënë projektin në proces dhe në fund ma kanë refuzua”, ka thënë ai.
Sipas tij, në të njëjtin lokacion i është dhënë leja një personi tjetër.
Ai ka thënë se liderët institucionalë të varrezat e dëshmorëve vijnë “për kamera” dhe nuk po bëjnë asgjë për familjet e dëshmorëve.
“Të varrezat e dëshmorëve vijnë sa për kamera, për neve nuk bëjnë asgjë. Unë e kam pas në plan mos me i lanë të komunës me hy hiç, kam të drejtë, asgjë mos paça të drejtë te varri i babës nuk e la. Kryetari me tha që rregullojmë diçka, por prapë nuk i besoj”, tha ai.
