Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

24 vjetori i Çlirimit, kryeministri Rama thirrje Kurtit: Pa aleatët nuk do kishte pavarësi, Albin nxirre Kosovën nga qorrsokaku

 
   

Në 24-vjetorin e Çlirimit, Kryeministri Edi Rama thotë se pa aleatët nuk do të kishte Kosovë të pavarur.

 Nisur nga kjo, Rama i kërkon homologut të Kosovës, që të tërhiqet nga grindja me aleatët dhe të heqë policët nga veriu.

“Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë.

Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët!

Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë,me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!“, shkruan Rama.

 
 
 
 
 

Related posts
Lajme

Trupat e terroristëve të vrarë sot iu dorëzohen familjarëve

Lajme

Krasniqi: Hipokrizi dhe tallje me popullin deklaratat e Kurtit se ka rritje ekonomike

Lajme

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Gramsh

Lajme

Tre trupat e terroristëve të vrarë sot iu dorëzohen familjarëve