Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

34 vjet burgim dhe 22 mijë euro gjobë ndaj 14 të pandehurve për kontrabandim me migrantë

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj 14 të pandehurve S.S., B.P., T.F., H.K., B.E., A.I., V.N., I.S., shtetas të Republikës së Kosovës, Sh.Xh., H.A.M., H.D., R.A., shtetas të Republikës së Irakut, M.K., dhe I.Sh. shtetas të Republikës Arabe Siriane, të cilët sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, akuzoheshin për “Kontrabandimi me migrantë” në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, me kryetarin Drilon Haraçia, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësorë, i shpalli fajtorë dhe iu shqiptoi dënimet veç e veç dhe atë: S.S., 5 vjet burgim dhe 2000 euro gjobë; B.P., 4 vjet e 8 muaj burgim dhe 2000 euro gjobë; Sh.Xh., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; H.A.M., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; H.D., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; R.A., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; M.K., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; I.Sh., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; T.F., 1 vjet e 5 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; H.K., 10 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; B.E., 1 vit e 6 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; A.I., 1 vit burgim dhe 1500 euro gjobë; V.N., 10 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; I.S., 10 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë.

Të pandehurit akuzoheshin se në periudha të ndryshme të vitit 2020 dhe 2021 kanë organizuar kontrabandimin e migrantëve – shtetas të huaj sirianë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejte të dobisë pasurore nga hyrja e paligjshme në Republikën e Kosovës, i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës, ashtu që kanë organizuar automjete për në pikën kufitare në Jarinje duke i mundësuar kalimin e kundërligjshëm të kufirit Kosovë-Serbi.