Lajme

50-vjeçari humb jetën pasi bie nga ballkoni në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Vlorë, ku një burrë rreth 50-vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Të Ngjashme