Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Flet ortaku i Liridonës, Albert Jashari: Kishim biznes por nuk jemi takuar kurrë

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus zbuloi kompaninë e pastrimit në Suedi të Liridona Ademajt, 30-vjeçares që u vra në Prishtinë gjatë një grabitje të inskenuar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Por kush është ortaku i Liridonës në këtë biznes? Gazetari Spartak Koka që udhëtoi drejt qytetit Uddevalla në Suedi, aty ku jetonte çifti para se të kthehej në Kosovë, ka mësuar se bëhet fjalë për Albert Jasharin 41 vjeç .

Ai është vetëprezantuar si një biznesmen shqiptar nga Mitrovica dhe banues në Suedi. Ai shprehet se është dhe kryetar i rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Suedi.

Por çfarë e lidh këtë person me Liridonën dhe a e ka takuar ndonjëherë ai bashkëshorten e Naimit dhe në cilat rrethanash janë njohur? Emisioni Uniko mundi t’i gjejë kontaktin dhe e telefonuam për të mësuar më shumë rreth biznesit të përbashkët si dhe përse adresa e biznesit është vendosur në të njëjtën adresë të banimit të Naimit dhe Liridonës.

Albert Jashari: S’kam interes të proncohem, gazetari ka keqintepretuar diçka me kafe, por s’kam të bëj me atë punë. Ne kemi pasur një firmë pastrimi të përbashkët.

Gazetari Spartak Koka: E keni njohur Liridonën në marrëdhënie biznesi apo marrëdhënie personale familjare?

Albert Jashari: Jo nuk e kam njohur hiç fare, kurrë, as personale, as private, as jo profesionale.

Gazetari Spartak Koka: Po si jeni bërë ortak në biznes?

Albert Jashari: Nuk kam interes me këtë punë. Ku e more këtë numër, ku e sigurove?

Gazetari Spartak Koka: Kjo puna jonë është të sigurosh informacion.

Albert Jashari: Hajde…

Kjo kompani pastrimi e quajtur ‘Unda Städ AB’ është krijuar me datën 19 Janar 2021 me dy ortakë; Albert Jasharin dhe Liridona Ademaj Murselin. Por pikëpyetja pas intervistës me Albert Jasharin është si ka mundur të bëjnë biznes bashkë kur as janë njohur dhe as janë takuar kurrë?

A mos është vallë Naim Murseli pas gjithë kësaj sipërmarrje? Cila është arsyeja që Albert Jashari nuk kërkon të flasë më shumë dhe kërkon me insistim të mësojë se ku i kemi gjetur numrin?

Biznesi i përbashkët figuron zyrtarisht ende i hapur, ndërkohë nuk dimë as sa ka qenë investimi fillestar dhe kush ka investuar më shumë, as ku u zhduk automjeti i loguar i kësaj kompanie që reklamohej për shërbimet e pastrimit si dhe logjistika e përdorur.

Një fakt interesant tjetër është se kompania ‘Unda Stad’ reklamonte shërbime dhe në Lejas Café. Për këtë arsye pyetëm pronarin e këtij lokali Baki Shahini se çfarë i lidh dy bizneset së bashku.

Ky i fundit tha se nuk ka asnjë lidhje me kompaninë e pastrimit.