Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi: Nuk i bëjnë mirë Kosovës instrumentet një etnike

 
   

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, gjersa ishte duke folur se kush duhet të jetë autori i draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka thënë se për të kjo çështje ka një bazë te Ligji për Qeverisë Lokale.

Krasniqi ka thënë se shtetit të Kosovës nuk i bëjnë mirë instrumentet një etnike, pasi sipas tij e dëmton frymën shumetnike në vend.

“Për mua (Asociacioni) ka qenë dhe vazhdon të jetë çështje e cila ka një bazë tek ligji për qeverisje lokale. Ku komunat kanë të drejtë të bashkohen në Asociacione dhe unë e shoh gjithmonë prej këtij prizmi. Dhe jam i thirrur sipas detyrës si ministër i Pushteti Lokal, mirëpo unë besoj që neve në Kosovë na duhet vetëm instrumente që  na mundësojnë te kemi një bashkëjetesës, një frymë shumë etnike dhe asnjëherë nuk i bën mirë Kosovë edhe demokracisë në vend instrumente të cilat janë një etnike”, ka thënë Krasniqi.

Duke shtuar se nuk e ka parë draft-statutin e Asociacionit, Krasniqi ka ritheksuar se Kosova ka nevojë për instrumente të cilat mundësojnë zhvillimin e frymës multietnike, dhe jo anasjelltas.

“Unë nuk dua të krijoj diskutime mbi diçka që tashmë nuk është publik dhe nuk e kam parë… Mirëpo unë thellësisht i bindur Kosova ka nevojë të ketë vetëm instrumentet të cilat mundësojnë zhvillimin e mëtutjeshme të frymës multietnike dhe assesi të krijoj instrumente shtesë të cilat në një moment të caktuar mund të shfrytëzohen edhe obstruksione të shtetit”, ka theksuar Krasniqi.