Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ngordhin 3 lopë në Kolonjë, ISUV konfirmon sëmundjen infektive

3 lopë kanë ngordhur në një kompleks stallash gjedhi në Kolonjë si pasojë e infektimit me antrax.

Ka qenë laboratori i Institutit të Sigurisë Ushqimore Veterinere, i cili ka konfirmuar me anë të analizave praninë e sëmundjes infektive në kafshët e ngordhura.

Pas konfirmimit, shërbimi veteriner ka marrë masat e kontrollit në kafshët e tjera dhe ka kryer groposjen e lopëve të ngordhura.

Shërbimi i epidemiologjisë ka kryer hetimin ne vatër ku rezulton se personat që kanë shërbyer në këtë stallë aktualisht janë pa shenja klinike dhe janë në monitorim për gjendjen e tyre shëndetësore.