Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

A po e ofron Pacollin afër vetes? Haradinaj shkon me “Bacin” në takim të Tërnava

Ramush Haradinaj duket se i ka afruar raportet me Behgjet Pacollin.

Kreu i AAK-së e ka marr me vete “Bacin” në një takim me kryemyftiun Tërnava.

“Sot pata nderin dhe kënaqësinë që me mikun tim Behgjet Pacolli, në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës të takoj Myftiun Naim Tërnava, pas një periudhe të vështirë shëndetësore.

I lumtur që e kam parë në gjendje të mirë dhe shpresoj që shëndeti i tij të vazhdojë të përmirësohet.

Faleminderit Myftiut dhe bashkëpunëtorëve të tij për mikpritjen e ngrohtë” shkruan Haradinaj në njoftim.