Lajme

A po paralajmëron deputeti i LDK-së bashkimin me Osmanin?

Deputeti i Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka rikthyer në vëmendje një postim të vitit 2019, kohë kur Vjosa Osmani ishte ende pjesë e kësaj partie.

Në postimin e ripublikuar, Mustafa kishte vendosur mbishkrimin “Duke përpiluar strategjinë fituese!”, duke rikujtuar periudhën kur Osmani dhe figura të tjera të LDK-së punonin së bashku në kuadër të fushatave dhe zhvillimeve politike të asaj kohe.

Ky rikthim i postimit ka nxitur reagime në rrjetet sociale, duke u interpretuar nga disa si një mesazh politik me nënkuptime për raportet e sotme ndërmjet ish-bashkëpartiakëve, ndërsa të tjerë e shohin si një kujtesë të bashkëpunimit të dikurshëm brenda LDK-së.

Deri më tani, nuk ka pasur reagim publik nga Osmani lidhur me këtë postim.

“Tik-tak… 😁”, shkruan ai në Facebook.

Të Ngjashme