Lajme

Lladrovci pritet nga gjeneral major Petrit Çuni, në fokus stërvitjet e përbashkëta

Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, është pritur sot në takim nga Komandanti i Forcës Tokësore të Shqipërisë, gjeneral major Petrit Çuni.

Takimi është mbajtur në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore të Shqipërisë, ku në nivel komandantësh është diskutuar për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy forcave.

Sipas njoftimit, gjatë takimit vëmendje e veçantë iu kushtua organizimit të stërvitjeve të përbashkëta, rritjes së ndërveprueshmërisë dhe forcimit të kapaciteteve operacionale.

Po ashtu, takimi riafirmoi angazhimin e përbashkët për thellimin e partneritetit strategjik dhe forcimin

 

Të Ngjashme