![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/a-rrezikon-veriu-i-kosoves-te-kthehet-nen-protektorat-nderkombetar-flet-kabashi-ramaj_64834c8f898cb.jpeg?resize=850%2C478&ssl=1)
Shtimi i trupave të NATO-s në Kosovë pas trazirave në veri, marrja nën kontroll të asaj pjese dhe kthimi në pikën zero sa i përket integrimit të serbëve në institucione, janë disa faktorë që sipas Besa Kabashi-Ramaj, po paraqesin rrezik të krijojnë një realiteti të ri politik.
Koordinatorja e Departamentit për Mbrotje dhe Siguri në PDK, këtë e arsyetoi edhe me marrjen nën mbrojtje e Policisë së Kosovës nga ushtarët e KFOR-it.
“S’po du tëspekuloj në forma ogur-zeza për të ardhmën. Mirëpo, është kthim mbrapa fakti që, progresi në aspektin e integrimit të serbëve të Kosovës është kthyer mbrapa. Në momentin që forcat e NATO-s duhet me i mbrojtë qytetarët dhe Policinë e Kosovës, ti publikisht po dëshmon që s’je i aftë me shtri rendin dhe ligjin atje”, potencoi Kabashi-Ramaj.
Po të ishte zgjidhje e lehtë çështja e veriut të Kosovës sipas saj, qeveritë e kaluara do të ishin të parat që do e zgjidhnin atë pjesë problematike të vendit.
“Është banale me ripërsërit një fjali të tillë. Të gjithë dojmë me shtri sovranitetin në veri, e me i luftu bandat kriminale. Por, të gjithë gjithashtu me mendje të shëndosh e dimë që në veri të Mitrovicës situata nuk është sikurse në pjesët tjera, është më e ndjeshme për shkak të ndikimit të qeverisë Serbe. Po të kishte zgjidhje të lehtë qeveritë e kaluara e kishin ngrit flamurin të parët dhe e kishin përfundu këtë situatë e tash i kishin marrë dekoratat për zgjedhjen e situatës.”, deklaroi tutje Kabashi-Ramaj