![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/09/aak-organizon-tryeze-diskutimi-neser-ne-lidhje-me-sigurimin-e-teksteve-shkollore_64fa230275d7e.jpeg?resize=850%2C567&ssl=1)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë një tryezë diskutimi.
Në këtë tryezë pritet të diskutohet në lidhje me sigurimin e librave.
“Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me gjendjen e rëndë në vend, organizon tryezë diskutimi që për temë ka situatën në arsim pas vendimit të fundit në lidhje me sigurimin e teksteve shkollore”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Tryeza mbahet nesër duke filluar prej orës 11:00, në sallën nr. 506 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.