Lajme

Abdixhiku: Partneriteti me SHBA-në, jetik për sigurinë dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, priti sot në takim një delegacion prej 14 anëtarësh nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pjesë e programit “Balkans Forward Congressional Fellowship” të Atlantic Council.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë, rrugëtimin euroatlantik të vendit, si dhe zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Abdixhiku theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar atë si një prej shtyllave kryesore të sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të vendit.

Postim i plotë:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim një delegacion prej 14 anëtarësh nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së, pjesë e programit “Balkans Forward Congressional Fellowship” të Atlantic Council.

Në takim u diskutua për zhvillimet në Kosovë, perspektivën euroatlantike të vendit dhe zhvillimet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara, si një prej shtyllave kryesore të sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të Kosovës. Ai vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në historinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, duke nënvizuar nevojën për thellimin e mëtejshëm të këtij partneriteti.

Po ashtu u diskutua edhe për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës dhe rajonit, si dhe për rëndësinë e një angazhimi të qëndrueshëm amerikan në forcimin e paqes, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor

Të Ngjashme