Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkësinë Islame të Kosovës, e vizitoi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, me ç’rast vlerësoi lartë punën e gazetarëve.
“Sot me bashkëpunëtorë të LDK-së vizituam BIK-un dhe myftiun Tërnava dhe nëpërmes tij ju uruam festën të gjithë besimtarëve.
Më lejoni të ju uroj juve gazetarëve në veçanti, kjo është festë edhe për familjet tuaja e ju sot jeni në punë”, u shpreh Abdixhiku.