Aktuale

“Vjeshtë dhe dimër”/ Ja çfarë paralajmëron meteorologia: Nëntori mbyllet me reshje, dhe rënie të temperaturave

Vjeshtë dhe dimër brenda një jave. Kështu do të mbyllet muaji nëntor, ku krahas reshjeve të shiut do të ketë prani të dëborës dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Meteorologia, Tanja Porja, tregon se i ftohti do të nisë të ndihet që mëngjesin e së martës. Por si do të jetë moti më 28 dhe 29 nëntor, kur shumë qytetarë kanë planifikuar festimet në Shqipëri dhe protestën në Tiranë?

“E shtuna dhe e diela do të jetën me mot të kthjellët dhe të ftohtë. Reshje të pakta dëbore do të ketë kryesisht në zonat lindore të Shqipërisë”, tregon ajo.

Meteorologët parashikojnë që me fillimin e dhjetorit të nisë dimri, dhe jo vetëm zyrtarisht. Ditët e para të dhjetorit do të jenë tipike dimërore. Moti do të jetë i kthjellët, por i ftohtë, me temperatura që do të arrijnë deri në -5 gradë Celsius në zonat malore.

Të Ngjashme