Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Adidas i dhuron Messi-t 8 unaza floriri, ja domethënia e tyre

Dhe secila përfshin një detaj të karrierës së tij

Fituesi i madh në Ceremoninë e 67-të Topit të Artë të zhvilluar në Paris ishte Lionel Messi. Ylli argjentinas fitoi për herë të tetë trofeun më prestigjioz në aspektin personal, Topin e Artë duke lënë pas në këtë garë Erling Haaland (vendi i dytë) dhe Kylian Mbappe (vendi i tretë).Triumfi në Botërorin e Katarit me Argjentinën ishte vendimtar teksa Lionel Messi udhëhoqi Albicelestet drejt titullit të tretë në histori. “Pleshti” fitoi kështu garën me konkurrentin e tij më të fortë Erling Haaland teksa norvegjezi ishte protagonisti kryesor në tre titujt e Manchester Cityt sezonin e kaluar, Premier League, Champions League dhe FA Cup.

Për nder të 8 Topave të Artë, Adidas i dha Lionel Messit 8 unaza. Secila, për çdo Top të Artë.Dhe secila përfshin një detaj të karrierës së tij.

▶ 2009: “El Beso”, për festën e puthjes së këpucës në finalen e Champions League kundër Manchester United.▶ 2010: “Apunta Al Cielo” në homazh për festën e tij legjendare kushtuar gjyshes së tij Celia.

▶ 2011: “GOAT”, duke qenë figura e skuadrës më të mirë në histori, Barcelona e Pep.

▶ 2012: “91”, për numrin e golave në një vit kalendarik, duke qenë një rekord historik.

▶ 2015: Për fitimin e tij të fundit të Champions League, duke fituar 4 në total.

▶ 2019: Për marrjen e Këpucës së Artë të tij të fundit (6 në total), më e shumta në histori.

▶ 2021: “Kampion i Amerikës së Jugut” për fitimin e Copa América, duke qenë MVP dhe golashënuesi më i mirë.

▶ 2023: Tre yjet, duke nderuar Argjentinën kampione botërore.