Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Afër 5 mijë persona janë vrarë deri më tani në Gaza

Ministria e shëndetësisë së Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se të paktën 4,651 njerëz janë vrarë në Rrip që nga 7 tetori.

Ndërkohë, numri i të plagosurve është 14,245.

Ministria thotë se 266 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit, duke përfshirë 117 fëmijë, raporton BBC, transmeton teve1.info

Ushtria izraelite është zotuar të intensifikojë sulmet ajrore në Gaza dhe ka paralajmëruar palestinezët që janë ende në veri të territorit të largohen nga jugu.

Kanë kaluar dy javë që kur Hamasi filloi sulmin e tij ndaj Izraelit, duke vrarë më shumë se 1400 njerëz.

Karvani i dytë i ndihmave mbërrin në vendkalimin Egjipt-Gaza

17 kamionë që transportonin ndihma kanë mbërritur në vendkalimin Rafah midis Egjiptit dhe Rripit jugor të Gazës.

Pamjet e drejtpërdrejta nga kufiri tregojnë kamionë dhe një automjet të OKB-së të rreshtuar, por është e paqartë nëse ata kanë kaluar në Gaza ende.

Kolona e parë prej 20 kamionësh që transportonin ndihma mjekësore, ushqime dhe ujë kaloi dje nëpër vendkalimin Rafah.

OKB thotë se Gaza është “në humnerë” dhe se rreth 100 kamionë në ditë nevojiten për të futur furnizime të mjaftueshme në enklavë.

Automjetet në vendkalimin RafahAutomjetet në vendkalimin RafahAutomjetet në vendkalimin RafahAutomjetet në vendkalimin Rafah

Tags: