Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Afera e rezervave shtetërore: Bastisje në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Pas banesës dhe restorantit të Ridvan Muharremit, Policia ka nisur bastisje në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Media ndodhet në vendin e ngjarjes.

Media raportin se dhjetëra policë tashmë ndodhen brenda objektit të ministrisë që udhëhiqet nga ministrja Hajdari.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Raportohet se vet ministrja Hajdari nuk është brenda objektit

Bastisja vjen pas publikimit të incizimeve rreth aferës vaji dhe gruri.

Mëngjesin e sotëm Policia ka nisur një aksion në dy pjesë të Prishtinës. Aksioni raportohet se po kryhet në lokalin e shtëpinë e Ridvan Muharremit, i përfshirë në skandalin e vajit

Fillimisht, policia ka filluar një aksion në shtëpinë e Muharremit, për të vazhduar më pas në lokalin “Buk e zemër” që po ashtu është në pronësi të tij.

Përveç policisë, në aksion thuhet se po marrin pjesë edhe pjesëtarë të EULEX-it.

Muharremi akuzuar për keqpërdorime të shumta si dhe është i përfshirë në skandalin e aferës së “vajit”.