Lajme

Aida Dërguti prezantohet në PDK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar aderimin e Aida Dërgutit, në PDK.

Përmes një postimi, Hamza u shpreh se Dërguti, para se të jetë politikane, është një aktiviste e dalluar dhe qytetare e përgjegjshme.

“Për Aidën, siç e dinë të gjithë, drejtësia është mbi të gjitha detyrë. Dhe, në këtë mision, do të punojmë bashkë”, shkroi Hamza.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot e mirëprita në Partinë Demokratike të Kosovës, Aida Dërgutin, një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, para se të jetë politikane. Një zonjë që, për dekada me radhë, ka pasur vetëm një qëllim: t’i shërbejë Kosovës, në çfarëdo kapaciteti që i është besuar.

Për Aidën, siç e dinë të gjithë, drejtësia është mbi të gjitha detyrë. Dhe, në këtë mision, do të punojmë bashkë.

Mirë se erdhe në PDK, Aida!

Të Ngjashme